FOTO me Ilir Metën, dhe Eni Çobanin, si depërtoi VRASËSJA lart në shoqëri! Kush është 56-vjeçarja që dogji 61-vjeçarin, “lante” mëkatin me shoqatë bamirësie, miq edhe tek “STOP KRIMI”

Qëndra Ndihmë dhe Kujdesi për fëmijët jetimë të ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit, kjo ishte “strofkulla” brenda të cilës fshihej një kriminele, porositësja e një vrasjeje makabre. Marjeta Karaj është personi që shihni në fotot e mëposhtme, e cila kishte mundur që të depërtonte lart në shoqërinë e vendit, duke u shoqëruar me ata që cilësohen si “elita” e vendit, mes tyre edhe asokohe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Bënte vizita në Presidencë, merrte dhe çmime dhe mendonte që “fantazma” e të shkuarës nuk do ta shqetësonte më. Por “Asnjë nuk harrohet”. Sot, pas 5 vitesh, Policia zbardhi vrasjen e Menduh Kurt-Dedës, i cili u dogj për së gjalli për vetëm 1 milionë lekë të reja borxh. Karaj thirri djalin dhe një mik për të hequr qafe bashkëpunëtorin e saj në shoqatë duke i marrë edhe jetën. Ndërkohë që vetë po e shijonte të sajën, sa me aktivitete, sa më daljë në vendet më luksoze që ka Tirana dhe jo vetëm. Reklamonte çdo gjë veç faktit se çfarë bënte me shoqatën e saj. Asnjë rekord, askund. Megjithatë ishte e sigurtë që kishte krahët e ngrohta kudo…

Një nga mikeshat e saj ishte dhe Elvira Lani është 42-vjeçarja e arrestuar, e cila prezantohej si punonjëse policie dhe mashtronte shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma monetare. Ironia qëndron se Lani është drejtoreshë e Përgjithshme e Koordinimit të Agjensia Investigative ‘Stop Krimi’ dhe pikërisht në këtë agjensi ka foto edhe Karaj. 42-vjeçarja prezantohej si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *