Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetin e tij “Facebook” një foto teksa shihet shumë i lumtur bashkë me të rinjtë.
Meta e shpreh gëzimin në këtë foto ku krahas saj shkruan se kjo është edhe mënyra më e mirë për të nisur ditën.
“Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu!”,
Meta ndodhet në Jalë ku edhe është hapur kampi i të rinjve të kësaj force. Ai gjithashtu në një fjalim të zhvilluar ditë e djeshme (e hënë) tha se tashmë që nga 25 korriku ka hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve.