Konkurentja Megi Pojani ka ‘ndezur’ skenën e “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme, teksa risolli gjatë spektaklit kërcimin erotik të aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”. Ajo hyri në skenë e veshur me bikini duke mbajtur një gjarpër në krah teksa bën lëvizje provokuese dhe të “rrezikshme”.
Madje, gjatë një momenti të kërcimit me partnerin e saj, Megit pothuajse i zbulohen pjesët intime.
Ajo e mbylli performancën duke i vendosur takën në kokë balerinit dhe i derdh alkool në fytyrë. E gjithë performanca përmbante skena të forta erotike.
Rikujtojmë se kjo është performanca e dytë ku Megi Pojani shfaqet sensuale dhe provokuese, e cila mori kritika të forta nga juria.