Një ngjarje është regjistruar ditën e sotme në afërsi të nënkalimit të Selitës në Tiranë ku një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt në mjetin me drejtues shtetasin D. S.
Raportohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.10.2022, në afërsi të nënkalimit të Selitës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin D. S.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.