Ai ishte një prej automjeteve më ikonike dhe më elegant të viteve 1970-’80 të periudhës së komunizmit në vendin tonë dhe të udhëtoje me një si ai ishte vërtet privilegj.
E kemi fjalën për automobilin prodhimit polak “NYSA 521”, që në Shqipërinë e përpara 30 viteve e njihnin me emrin “mikrobusi” ose shoferët e quanin edhe “Nysa”.
Sipas të dhënave të transportit të asaj kohe në Shqipëri kishte rreth 522 ekzemplarë të tillë dhe ky automjet “legjendë” i cili qarkullonte në rrugët tona ndahen në disa funksione bazë.
Kjo makinë ishte e përshtatur kryesisht në versionin mikrobus dhe ishte makina tipike e institucioneve të ndryshme publike, e cila përdorej për transportimin e personelit apo stafit drejtues, në shërbime a udhëtime të ndryshme.
Në atë kohë, “NYSA” ishte ndër të paktët automjete të llojit “mikrobus” (minibus) dhe përdorej nga institucionet kryesisht për transport personeli, ndërsa ekzistonin edhe modelet “furgon” për transport mallrash të caktuara, furgon frigoriferik (i përshtatur) dhe autoambulancë.
Por kjo makinë që tashmë është zhdukur nga qarkullimi në rrugët e Shqipërisë, vazhdon të gjendet me shumicë në shtetet e tjera, madje konsiderohet si një makinë “me vlerë” nga koleksionistët e automjeteve, për shkak të viteve të saj të prodhimit duke u renditur te makinat e epokës ose “Retro”.
“Priza.al” sjell këtë foto-galeri, për të rikujtuar edhe një herë këtë makinë “legjendë”, e cila në kohën e diktaturës konsideroj si automjet “luksi”.
/Priza.al/