Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Angli. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, u kap mat duke puthur ndihmësen e tij në një prej korridoreve të digasterit ku punonin.
Sipas “Daily Mail”, tani posti i tij është në rrezik, pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai shkëmben puthje të nxehta, në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.
42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.
Të dy janë të martuar. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë. Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.
Hancock nuk e përmendi as të shoqen e tij, Martha, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh. Kjo e fundit dukej zemërthyer në fotot e publikuara sot nga mediat.
Ndërkohë politikanët kundërshtarë po bëjnë thirrje për shkarkimin e tij.
Sipas gazetës “The Sun”, prej kohësh përflitej se mes tyre kishte një flirt, derisa vjen momenti i publikimit të këtyre pamjeve.
Hancock kontrolloi mirë korridorin, përpara se të jepte atë puthje pasiononte. Askush nga palët nuk e ka komentuar këtë ngjarje.
/Priza.al/