Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja përmes një postimi në ‘Facebook’. Bilali ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin Eden.
“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”,- ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.