Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në zyrë kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit janë shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim.
Sakaq, kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se dita ditës po forcohet miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve. Nga pamjet e publikuara nga vetë Rama në rrjetin social “Facebook”, ai shihet teksa i jep dhuratat zyrtare të ardhurve nga përtej oqeanit.
“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.
/Priza.al/