FOTO/ Mjetet e Gardës do të ndryshojnë pamje, por përngjasojnë me ato ruse!

Mjetet e Gardës së Republikës tashmë do të ndryshojnë pamjen dhe do të ‘vishen’ me ‘uniforma’, ndërsa do të ketë disa klasifikime. Mjetet rrugore si automjete, motomjete dhe ato lundruese, të cilat do të dallohen nga ngjyra dhe shenja të tjera.

Gjithashtu ato do të kenë sisteme shtesë zanore për alarmin dhe sisteme shtesë për sinjalizimin pamor.

Ngjyra e mjeteve tokësore përveç motomjeteve do jetë e zezë. Në përbërje do ketë një shirit të kuq me material adeziv fosforeshent, ndërsa do të ketë mbishkrimin ‘GARDA’.

Mjeti lundrues do të karakterizohet nga ngjyra e bardhë, flamuri kombëtar në pjesën e sipërme në vendin më të dukshëm, dhe dy shirita të kuq, ku njëri ndërpritet me mbishkrimin Garda.

Kjo risi na sjell në mendje edhe makinat e ushtrisë ruse të cilat përngjasojnë me veshjen e re të Gardës shqiptare.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *