Modelja Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën e njohur të veshjeve dhe aksesorë ‘Guess’ në tetor të vitit të kaluar. Modelja ka hapur sfilatën e ‘Guess’ me një nga veshjet e sajtë preferuara. Ajo ka ndarë në Instagram disa video duke u përgatitur për spektaklin e njohur.
“Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, shkroi Oriola përkrah videove. Oriola nuk është e vetmja që ka bashkëpunuar me marka të njohura veshjesh. Modelja Megi Luka do të jetë gjithashtu pjesë e pasarelave të ‘Guess’. Lajmin e bëri të ditur vetë modelja në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit e saj disa foto nga zyrat e “Guess”, krahas së cilave shkruante:
“Po, një aventure të re! Faleminderit Paul Marciano, Guess.”
Kujtojmë se Megi Luka u shpall Miss Universe Albania në vitin 2015.
View this post on Instagram