Një modele sllovake, Veronika Rajek, ka thënë se ajo sulmohet rregullisht nga adresa “xheloze” në internet dhe pretendon se jeta është më e vështirë për njerëzit e bukur.
25 vjeçarja mburret me 1.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, dhe poston shpesh foto seksi të saj me bikini. Por bjondja, e cila tani banon në Vjenë, Austri thotë se llogaria e saj në Instagram po fshihet vazhdimisht sepse përdoruesit besojnë se ajo është shumë e bukur për të qenë reale.
“Ata mendojnë se unë jam një robot në internet. Unë e quaj veten një alien pasi njerëzit as nuk e besojnë se unë ekzistoj“, tha ajo.
Bukuroshja e përshkruan fshirjen e llogarisë së saj si diskriminim. Ajo ka deklaruar gjithashtu senuk ka shumë miq dhe njerëzit shpesh janë shumë të frikësuar për t’ju afruar.
“Unë nuk mendoj se jam perfektepor njerëzit kanë frikë nga unë dhe nuk duan të flasin me mua. E kam më keq pasi njerëzit ma bëjnë më të vështirë sepse jam e bukur”, ka thënë ajo.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/