FOTO/ Modelja e njohur ndërton fusha sportive në Kombinat, Veliaj: Mendon gjithmonë për Tiranën

Modelja Xhesika Berberi, përveçse ka një karrierë të suksesshme ka treguar se gjithashtu është shumë humane.

Pas kontributit për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Xhesika Berberi i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e fushave sportive për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit. Teksa ka publikuar fotot nga terrenet e reja sportive, Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar Xhesikën për vëmendjen e vazhdueshme ndaj Tiranës.

Sa herë që Xhesika vjen në Tiranë, ka një qëllim të mirë. Këtë herë, pas kontributit që dha së bashku me Adrolën për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Ndroq dhe Picallë , ka menduar për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit, që të stërviten dhe argëtohen te fushat sportive të zonës. Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën tonë të dashur”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *