FOTO/ Momenti kur Rama i dorëzon familjes Sala certifikatën ‘Dëshmor i Kombit’

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ditën e sotme familjes Sala certifikatën e shpalljes “Dëshmor i Kombit”, për Arjan Salën, heroi që shpëtoi 20 jetë njerëzish nga magazina që u pushtua nga flakët.

Priza. Al sjell foto nga momenti kur kjo certifikatë i është dorëzuar babait dhe vëllait të Arjan Salës. Mes lotëve, babai e ka marrë këtë certifikatë, teksa në krah qëndroi i vëllai i 32-vjeçarit. Arjan Sala la pas edhe një fëmijët të vogël të moshës 2 vjeç.

Ai punonte si shef i sigurisë në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia” , kur flakët u përhapën me shpejtësi. 32-vjeçari “hero” arriti që të nxirrte nga magazina 20 kolegët e tij, e ndërsa vetë nuk ia doli. Trupi i pajetë u gjet pas 3 ditësh.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *