FOTO/ Monika Kryemadhi “ul gjakrat” për Dibrën, “bëhet palë” me socialistët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mesa duket nuk i ka vënë re ndasitë politike , aq më tepër kur bëhet fjalë për vendin e saj të origjinës, Dibrën.

Të enjten e Kuvendit, ajo shihet duke biseduar së bashku dy dibranë të Partisë Socialiste.

Paparazzi i “Panorama”, ka kapur momentin kur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kaluar disa momente me deputetin e Partisë Socialiste në këtë qark, Lavdrim Krashin ku shihet se dhe më pas i është bashkuar edhe Kryemadhi.

Në foton e siguruar nga mediat, vihet re momenti kur të tre janë duke biseduar disa minuta dhe me gjasa objekt i bisedës ka qenë Dibra.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *