Teksa ka kaluar më shumë se një javë nga arrestimi i Marjus Musaku nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e Ersida Dyrmishit, kanë reaguar familjarët e të ndaluarit.
Në dëshminë e saj në polici, 30-vjeçarja deklaroi se është mbajtur nën kërcënimin e një thike për 9 ditë, dhe e ka detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.
Ndërsa Musaku deklaroi para bluve të Durrësit se e reja kishte shkuar me dëshirën e saj, pasi të dy kishin një lidhje dashurie. Një version i tillë është mbështetur edhe familjarët e të arrestuarit, të cilët kanë kontaktuar JOQ Albania, të cilët pretendojnë se Ersida Dyrmishi ka shkuar që të bashkëjetojë me të afërmit e tij.
Ata në mesazhet e dërguar në JOQ Albania, shprehen të shqetësuar për të, pasi sipas tyre Marjus Musaku po mbahet padrejtësisht i ndaluar nga Policia./JOQ Albania
Familjarja e tij shkruan:
“Prsh JOQ Un qe po ju shkruaj jam **** e Marjus Musakut. Tani me falni pse nuk i poston faqa juaj mesazhet nga familjaret mund te na japesh nje pergjigje?
Marjusi nuk ka mar njeri me zor dhe as nuk ka perdhunuar njeri. Ne si familjar ishim ne dijeni te lidhjes se tyre prej disa muajsh. Vajza shkembente ne menyr te vazhdueshme mesazhe telefonata dhe madje dhe foto intime te cilat te gjitha te faktuara do paraqiten ne gjykate. Kur kjo grua nuk ka dashur pse i ka takuar familjaret e Marjusit? Un vet personalisht jam takuar me Ersiden ku kam shkuar te parukeria e saj kam ber dhe krehje.”
Një tjetër familjare e Marjus Musakut shkruan:
“Ajo e donte kalonin bukur bashke gjithcka shkonte ok déri sa ju prish plani qe po e kerkonte burri. Pse nuk reagoj para 9 ditesh ajo telen ne dore e kishte. Vajti 1 jave qe e motra nuk ve gjume ne sy. Jemi shume te shqetesuar te gjith si familje. Te lutem me ndihmoni te nxjer anen e sakte te historis sepse dhe SMS ate tregojn. Une dua vetem qe e verteta te dali ne pah sepse djali po ben burg kot dhe familjaret jan shume te shqetesuar ashtu sic i shoqi i saj u shqetesua kur ajo iku”