Dj Sardi dhe partnerja e tij Jonisa janë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Zais Denzel. Ndonëse për shumë kohë ata e kanë mbajtur të fshehtë portretin e të birit, me sa duket këtë të dielë Sardi ka vendosur të na i ëmbëlsojë ditën me një foto ku shfaqet përkrah të birit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Sardi ka shkruar:
“Unë jam mirënjohës për çdo buzëqeshje që më jep, çdo e qeshur që vjen nga ti dhe për çdo herë që më mban gishtin… Gëzuar 4 muaj, ZAIS DENZEL, Babi të do”.