I moshuari Andrea Haxhiaj është viktima e parë nga zjarret në vendin tonë, i cili humbi jetën teksa luftonte për shuarjen e flakëve. 64-vjeçari nga fshati “Asim Zeneli” në Gjirokastër është djegur dhe për pasojë ka humbur jetën në banesën e tij. Ndërsa bashkëshortja e 64-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në trup e fytyrë për shkak të flakëve që u ka përfshirë banesën. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
/Priza.al/