Trupat e një fëmije 3 vjeçar dhe katër të rritur janë gjetur në plazhet e Almerias në Spanjë.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet iberike, të cilat nënvizuan gjithashtu se viktimat ishin emigrantë nga Afrika e Veriut. Këto ditë, brigjet e Spanjës janë mbushur me shumë emigrantë që përpiqen të largohen nga vendi i tyre.
Disa pranohen nga autoritetet dhe vendosen në kampe strehimi, ndërsa të tjerë largohen sërish andej nga kanë ardhur.
Sipas të dhënave, në vitin 2021 të paktën 9.255 emigrantë kanë zbarkuar në plazhet e Spanjës, nga të cilat vetëm 1.724 emigrantë kanë ardhur në muajin gusht.
/Priza.al/