Gjatë festës së Bajramit, besimtarët muslimanë kujdesen me detaje për gjithçka, duke fillussr nga ushqimi, te te pastërtia e shtëpisë, te veshja dhe te pamja në përgjithësi. Në Malajzi njerëzit kujdesen dhe për pamjen e kafshëve të tyre shtëpiake. Qytetarët i veshin macet e tyre me kostume tradicionale për Bajram.
“Na erdhi ideja kur po bënim fotografitë familjare për Bajram dhe një nga macet tona u ndje keq dhe e veçuar”, thotë Nur Alya, bashkëthemeluesja e kompanisë, që prodhon veshje për mace.
Nur Alya thotë se pëlhura e rrobave festive të maceve është mjaft e rehatshme për t’u veshur nga kafshët me gëzof dhe kanë çmime që fillojnë nga 1.20 dollarë. Ajo shton se kërkesa për veshjet e koteleve është rritur që prej vitit 2020.