FOTO/ Në Velipojë nuk reshtin skandalet, këtë herë disa persona të rritur kanë bërë plazh nudo

Disa pushues në plazhin e aVelipojës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përballuar temperaturat e larta. Ata kanë zgjedhur ta bëjnë plazhin nudo.

Në disa foto të publikuara nga JOQ ALBANIA, shihen disa pushues në zonën e Rriollit, të cilët ishin nudo edhe pse plazhi ishte plot me fëmijë dhe familjarë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që pushuesit zhvishen në plazhet shqiptare dhe ankesat për këtë fenomen në plazhe publike janë të shumta e të vazhdueshme.

Por ende nuk kemi asnjë reagim apo masë ndëshkimore të marrë nga ana e policisë për këta qytetarë e pushues që zgjedhin të bëjnë plazh nudo në vende publike, ku prania e fëmijëve dhe familjarëve është e madhe.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *