Fjolla Morina është në kërkim nga policia prej dy muajsh, por mesa duket kjo gjë nuk e shqetëson aspak këngëtaren. Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, i cili sot e ka surprizuar Fjollën në mënyrën më të bukur të mundshme.
Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.
Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.