FOTO/ Nis sezoni, por rrugët turistike në Shqipëri, në gjendje skandaloze. Pushuesve u rrezikohet jeta    

Shqipëria kërkon të jetë një superfuqi rajonale turistike, por përveç infrastrukturës hoteliere problem i madh në vend janë edhe gjendja e rrugëve. Akse kombëtare dhe dytësore janë në gjendje tejet të amortizuar dhe prej vitesh nuk është vënë dorë në mirëmbajtje.

Madje qeveria bëri fare pak ose aspak në shumë akse edhe për fushatën elektorale, në një kohë që disa segmente rrugësh janë shembur, ose nuk kanë nisur nga puna.

Akse të rëndësishme kombëtare si “Rruga e Arbrit”, Kardhiq-Delvinë, apo edhe aksi Vlorë -Sarandë, ose janë në punë e sipër ose kanë dëmtime serioze në segmente të caktuara, duke krijuar trafik për turistët, por edhe duke rrezikuar jetën e këtyre të fundit në vende të caktuara.

Shembet rruga nacionale në Borsh/ Aksi duhej të mirëmbahej nga kompania  “Salillari” - YouTube

Me hyrjen e qershorit dhe stinës së verës bashkitë e vendit në të gjithë Shqipërinë u çel sezoni turistik, dhe si nga jashtë vendit, po ashtu edhe nga trojet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë, vërshuan sidomos gjatë fundjavave pushuesit e parë.

Pjesa më e madhe hyjnë në rrugë tokësore më automjetet e tyre, por sapo shkel në Shqipëri përballesh me trafik të rënduar dhe infrastrukturë rrugore tejet të rrezikshme.

Salillarit" i shembet rruga/ Rruga nacionale Vlorë-Sarandë duhej të  mirëmbahej - YouTube

Cilësia e rrugëve, thjesht mjerane

Në pjesën më të madhe të akseve kombëtare mungon sinjalestika e nevojshme, ndriçimi dhe parmakët mbrojtës të rrugës. Shumë akse janë të ngushtë dhe me kthesa të forta, në një kohë që prania e objekteve të biznesit apo zonave të banuara buzë rrugëve ku shpejtësi varion nga 80-90 deri në 100-120 km/orë, është një rrezik i shtuar për aksidente fatale.

Në asnjë rrugë të Shqipërisë, qoftë ai aks kombëtar, autostradë apo rrugë dytësore nuk ka, por sidomos në autostrada nuk ka rrethime me rrjeta teli nga të dy krahët, për të penguar mosfutjen e kafshëve në karexhatë.

Shembet rruga, bllokohen 9 fshatra/ Lezhë, reshjet dëmtojnë aksin e  kreshtës në Ungrej - YouTube

Po ashtu, në të vetmin aks ndërkombëtar që lidh Shqipërinë me Kosovën, prej nga ku vjen edhe pjesa më e madhe e turistëve në rrugë tokësore, nga dogana e Morinit deri në dalje të qytetit të Kukësit, urat që duhet të ishin mbaruar prej vitesh janë lënë përgjysmë, me nga një korsi kalimi dhe të devijuara me bankina betoni.

Kjo përbën një tjetër burim aksidenti për automjetet, sidomos natën, pasi rruga nuk ka ndriçim, në një kohë që sinjalestika vertikale është e dobët, ndërsa ajo horizontale e fshirë.

Ky aks ka edhe të vetmen autostradë me pagës në Shqipëri, atë Kukës-Kalimash, për të cilën paguhet jo pak, por mirëmbajtja është fare e pakët.

Po punonte në urën e Rrugës së Kombit, bie dhe vdes 32-vjeçari - KOHA.net

Ndërkohë, superstradat e tjera, apo autostradat, kanë mangësi serioze në siguri, sinjalestikë dhe në pikat hyrëse dhe dalëse.

Edhe disa rrugë turistike, siç janë ajo Përmet-Leskovik-Ersekë, apo Pogradec-Elbasan, situata është mjerane. Në shumë segmente karrexhata ka rrëshqitje, gjithandej ka rrëshqitje gurës, në një kohë që kthesat e shumta janë një problem më vete.

Problematikës i shtohen edhe patrullat e Policisë Rrugore që dalin me tendencë për gjobitje të shoferëve, por që vendosen fshehurazi në pika kritike duke u kthyer në burime aksidenti.

Policia rrugore bën “namin”/ 145 leje drejtimi të pezulluara, 44 shoferë të  arrestuar | CNA.AL

 

Ka edhe rrugë si ajo Llogara-Sarandë ku ende në rrëshqitjet e ndodhura nuk është vënë dorë nga firmat kontraktore mirëmbajtëse.

Po ashtu akse turistike më të vogla si ai Çukë-Syri i Kaltër, janë ende duke u ndërtuar, dhe nuk dihet nëse do të përfundojnë brenda kësaj vere me gjithë zotimet e përsëritura të ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.

Rruga e Syrit te Kalter ne Sarande prej vitesh ne meshire te fatit! -  Perqasje

Rruga Tiranë-Elbasan një tjetër problem   

Njësoj si “rruga e Arbrit” apo Kardhiq-Delvinë që janë të papërfunduara, edhe superstrada Tiranë-Elbasan vijon të jetë me një mal me probleme. “Priza.al” bëri këto ditë një inspektim në këtë aks, ku nga dalja e Tiranës deri në hyrje të Elbasanit konstatuam një mori me probleme.

Dalja nga Tirana afër TEG-ut është kthyer në një kantier sërish për shkak të ndërtimit të një mbikalimi, i cili është vetëm në fillimet e tij.

Nisin punimet te mbikalimi i TEG-ut, ARRSH njoftim qytetarëve për lëvizjen

Po ashtu në afërsi të tunelit të Kërrabës një tjetër rrëshqitje dherash ka zënë pothuaj njërën korsi të sensit të vajtjes drejt Elbasanit.

Fotot e siguruara nga “Priza.al” tregojnë qartë se si kjo rrëshqitje edhe pse jo shumë masive, sa që mund të pastrohej me punëtorët e një ndërmarrjeje komunale, është lënë e paprekur por autoritete janë mjaftuar vetëm me vendosjen e disa bankinave të betonit për të mos lejuar që dheu të bllokojë gjithë karrexhatën.

Problem tjetër është edhe cilësia e asfaltit në disa segmente dhe gropat që janë hapur rishtazi në autostradë.

No description available.

Po ashtu edhe hyrja për në zonën e Bradasheshit në afërsi të Elbasanit, është një problem tjetër i madh për shoferët që vijnë me shpejtësi 100-120 km/ora nga drejtimi i Tiranës.

Kjo pjesë e lënë si një “hinkë” është një “pikë e zezë” dhe buri aksidentesh të shpeshta automobilistike. Prej kaq vitesh nuk është menduar aspak për zgjerimin e saj, dhe as për krijimin e një unaze të re që të shmangë hyrjen e mjeteve në qytetin e Elbasanit.

No description available.

Të gjitha këto, si dhe kthesat e shumta dhe gropat që shoqërojnë këtë rrugë drejt Librazhdit dhe Pogradecit, e bëjnë këtë aks aspak turistik, por një rrugë të rrezikshme dhe të ngarkuar.

Në ditët në vijim “Priza.al” do të sjellë të tjera pamje dhe materiale në lidhje me cilësinë e rrugëve në vend dhe me problemet që ato shkaktojnë sidomos tani në sezonin turistik kur edhe sasia e automjeteve në vend dyfishohet.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Vijon…

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *