Arkeologët në Guatemala besojnë se kanë zbuluar një ambasadë të fshehur në qytetërimin legjendar të Majave, në Tikal. Kompleksi përbëhet nga një piramidë, varre dhe sende të ndryshme. Ajo u zbulua kohët e fundit në sajë të skanimeve ajrore me lazer.
Teotihuacan pushtoi Tikalin në fund të shekullit të 4-të. Para se të ndodhte kjo, dy vendet kishin marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën dhe vendosën që të ndërtonin nje bazë diplomatike në Tikal. Në vitin 2018, studiuesit e Fondacionit për Trashëgiminë Kulturore dhe Natyrore të Maja-ve, skanuan rajonin përreth Tikalit duke përdorur teknologjinë LiDAR. Kjo teknologji ndihmon në gjetjen e mbetjeve të ndërtesave të fshehura nga pemët dhe toka. Arkeologët thanë se Tikali ka qenë shumë më i madh sesa mendohej, me një popullsi prej miliona banorësh.
Një foto nga pjesa jugore e qytetit tregoi një piramidë me një oborr të mbyllur të përbëra nga struktura më të vogla. Edëin Román-Ramírez, drejtori i projektit arkeologjik të Tikalit, filloi gërmimet verën e kaluar dhe zbuloi që strukturat ishin të përbëra nga toka dhe llaçi, materiale që fisi Maya i përdorte në ndërtim. Muret e ndërtesës ishin zbukuruar me murale shumëngjyrëshe të stilit Maya, por ato u shkatërruan shumë vite më parë. Qytetërimi Maya arriti kulmin e tij midis viteve 250 dhe 900 pas krishtit, kur kontrolloi territorin që sot i përket Meksikës jugore, Guatemalë-s, Belize-s dhe Honduras-it. Ky fis mori fund me ardhjen e Hernán Cortés dhe pushtuesve spanjollë në shekullin e 16-të.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail