Jo vetëm dedikime dhe kujtime të bukura, por në Gjermani do të ketë tashmë edhe një ëmbëlsirë me pamjen e saj.
Kjo duket se është mënyra më e bukur e gjermanëve për të shprehur mirënjohjen pas 16 vitesh në krye të shtetit më të fortë të Europës, të kancelares Angela Merkel.
Kjo e fundit do të heqë dorë nga detyra e saj pas disa ditësh. Merkel është cilësuar si “zonjë e hekurt” dhe duket se qytetarët gjermanë janë lidhur shumë me të.
Për t’i dhënë lamtumirën një kompani tradicionale e prodhimit të “marzipanëve” (ëmbëlsirë tradicionale) në vend, ka zgjedhur mënyrën më të ëmbël. Kompania ka krijuar një ëmbëlsirë me fytyrën e kancelares, shkruan “Reuters”.
“Është një suvenir për tifozët, ose jo-tifozët, e Angela Merkel e cila po përfundon shërbimin e saj. Dhe kështu ne shpresojmë që një ose një person tjetër do ta vendosë atë diku në shtëpi”,- tha Thomas Zuber, menaxher të Odenëaelder Marzipan në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë jugperëndimore.
“Ne i kemi bërë ato që të zgjasin për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vjet të tjerë”,- shtoi Zuber duke qeshur.
Gara është tani për një kancelar të ri të Gjermanisë. Zgjedhjet e 26 shtatorit përballin kandidatin socialdemokrat Olaf Scholz kundër rivalit konservator Armin Laschet dhe Annalena Baerbock te të Gjelbrit.
/Burimi: Reuters/