Konsiderohet si një ndër modelet më të bukura dhe më tërheqëse, por tashmë është bërë edhe një nënë tepër simpatike.
Po flasim për modelen, Arbenita Ismajli, njëherazi edhe partneren e reperit Fero. Dyshja pak kohë më parë janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Nina.
Këto kohë, Arbenita ka qenë tepër aktive në rrjetet sociale, jo për të publikuar foto ku ekspozon linjat perfekte, por çaste e momente që ndan me të bijën e porsalindur.
Megjithatë, përveç bukurisë engjëllore të fëmijës, Arbenita nuk i ka lënë vend imagjinatës as ashtu si ka dalë, e përshtatur si një mami shumë simpatike.
Linjat e saj janë dominuese dhe mjaftë sensuale edhe me veshje që i përshtaten më shumë një vajze të zakonshme, apo një mamaje. Ajo sërish spikat dhe duket tepër tërheqëse edhe pse në krah mban fëmijën e saj.
Bukuroshja brune, ka publikuar së fundmi, fotografi ku ka shfaqur për herë të parë portretin e vajzës.
Në postimin në fjalë, ajo mori një sërë komentesh, ku komplimentohej për dukjen engjëllorë të fëmijës.
/Priza.al/