Prestigjiozja “The Economist” ka kryer së fundmi një studim ku ka listuar qytetet më të mira në botë për të jetuar. Përzgjedhja e 140 qyteteve është bërë bazuar në faktorë si: stabiliteti, infrastruktura,kultura, mjedisi dhe edukimi.
Ajo që vihet re në studimin e kryer së fundmi, është se shtetet evropiane kanë rënë më poshtë në listë, ndërsa Australia, Japonia dhe Zelanda e Re janë ngritur më lart.
Të dhënat e përdorura janë mbledhur nga 22 shkurti deri në 21 mars 2021. Koncepti i jetesës më të mirë është i thjeshtë, ai vlerëson se cilat vende në botë ofrojnë kushtet më të mira për të jetuar dhe kjo ndarje ndihmon zyrtarët dhe politikëbërësit urbanë që të kuptojnë hendekun midis qyteteve dhe të punojnë në hartimin e politikave dhe shënjestrimin e investitorëve.
Vendi më i mirë për të jetuar është shpallur Auckland në Zelandën e re, ndërsa Damasku mbetet qyteti ku jeta është më e vështirë, kryesisht për shkak të luftës civile e cila vazhdon prej vitesh në Siri. Shumë prej qyteteve që u renditën në vendet e fundit janë dëmtuar nga konflikti.
1. Auckland, Zelandë e Re
Auckland është qyteti më i madh në Zelandën e Re me një popullsi prej 1.5 milionë njerëz. Ai njihet ndryshe si “Qyteti i Lundrave”dhe ka një ndërthurje të urbanizmit dhe atraksionet me temë natyre që janë me bollëk. Auckland mund të mos jetë vendi me natyrën më të egër, më natyral në Zelandën e Re. Por është e vështirë të gjesh gabime në një qytet që ofron si komoditet modern, ashtu edhe qasje të lehtë në zonat natyrore dhe atraksionet eko-turistike.
2. Osaka, Japoni
Osaka është qyteti më i madh dhe dinamik i vendosur në rajonin e Kansai-t. Duke folur për Osakën të vjen ndërmend ushqimi i mirë. Takoyaki”, “Okonomiyaki”, “Kushikatsu” janë ushqime tipike të qytetit. Aty gjendet dhe ndërtesa më e lartë në Japoni, “Aveno Harukasu”.
3. Adelaide, Australi
Qyteti ndodhet në jug të Australisë. Ka pak më shumë se një milion banorë. Ndërtesat administrative këtu janë shumë-katëshe, por komplekset e zakonshme rezidenciale numërojnë rrallë më shumë se dy kate. Qyteti është i mbushur me parqe dhe rezervuare artificiale të çuditshme.
4. Wellington, Zelanda e Re
Wellingtoni ofron restorante të shkëlqyera, kafene, birrari, qendra tregtare dhe muze të shumtë. Shumë prej atraksioneve turistike, si plazhet, muzetë dhe kopshtet botanike kanë hyrje falas. Wellington është shtëpia e disa prej bizneseve më të suksesshme të vendit, duke përfshirë kompaninë e programeve Xero dhe aplikacionin për makinat Mevo (i cili, me çmimin e tij fleksibël, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të lëvizur rreth qytetit me çmim të lirë).
5. Tokio, Japoni
Tokio është kryeqyteti dhe prefektura më e populluar e Japonisë. E vendosur në krye të Gjirit të Tokios, prefektura formon pjesë të rajonit Kantō në bregdetin qendror të Paqësorit të ishullit kryesor të Japonisë, Honshū. Tokio është qendra politike dhe ekonomike e vendit, si dhe selia e Perandorit të Japonisë dhe qeverisë kombëtare. Sipas vitit 2021, prefektura ka një popullsi prej 13,957,179 banorë. Zona e Madhe e Tokios është zona metropolitane më e populluar në botë, me më shumë se 37.393 milion banorë që nga viti 2020.
6. Perth, Australi
Perth është kryeqyteti i Australisë Perëndimore. Ai quhet “Perla e Australisë”. Në Perth tregohet historia e minierave të arit në Australinë Perëndimore. Pavarësisht shumë ndërtesave moderne, ka pak vila në stilin viktorian në qytet, një ndërtesë shumë e bukur e teatrit të shekullit XIH – teatri i Madhërisë së tij.
7. Zyrih, Zvicër
Zyrihu është i njohur i qendër ekonomike dhe kulturore. Njihet si një nga vendet për nivelin më të lartë të jetesës. Edhe pse llogaritet si qyteti më i madh në Zvicër, ky qytet ofron më shumë se kaq. Si një qytet kryesor i kulturës dhe ekonomisë zvicerane, Zyrihu ka qenë i pari që ka fituar statusin e “Qytetit global”, që do të thotë se Zyrihu supozohet se është pikë kyçe në sistemin ekonomik global
8. Gjenevë, Zvicër
Gjeneva është e njohur si qendra globale e diplomacisë. Në këtë qytet jetojnë edhe disa nga njerëzit më të pasur në botë. Siguria dhe arsimimi janë në nivelet më të larta. Një parajsë për të ardhurit dhe shumë i dashur për vendasit, Gjeneva tërheq njerëz nga anembanë botës, sepse jep shumë mundësi ekonomike, pamja buzë liqenit është e mrekullueshme dhe peizazhi i Mont Blanc, i jashtëzakonshëm.
Karakteristikë e këtij qyteti është siguria e madhe, neutraliteti dhe rehatia që u ofrohet personazheve të famshëm politikë dhe ekonomikë.
9. Melbourne, Australi
Melbourne është kryeqyteti i sportit dhe kulturës së Australisë – Këtu janë ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe ngjarjet kulturore. Qyteti ka një kombinim ekstravagant të arkitekturës viktoriane dhe moderne. Aty ndodhen 6 nga 10 gradaçelat më të larta në Australi. Një prej tyre është kulla Eureka me një lartësi prej 300 m, e cila zë vendin e dytë në vend.
10. Brisbane, Australi
Brisbane është një qytet i bukur tropikal, i treti më i madh pas Sydney-t dhe Melbourne. Qyteti e ka marrë emrin nga lumi Brisbane. Metropoli përfaqëson ndërthurjen e stileve të arkitekturës moderne dhe koloniale. Shpërthimet e kishës së ndërtesave të epokës viktoriane janë të kombinuara organikisht me palma.
Dhjetë vendet me kushtet më të rënda për jetesë në botë janë shpallur:
- Damasku në Siri
- Lagos në Nigeri
- Port Moresby në Papua Guine e Re
- Dhaka në Bangladesh
- Algiers në Algjeri.
- Tripoli në Libi.
- Karaçi në Pakistan.
- Harare në Zimbabwe
- Douala në Kameroon
- Karakas në Venezuelë
/Priza.al