FOTO/ Njihuni me qytezën e babagjyshit të Vitit të Ri! Aty gjithçka është perfekte dhe ngjan si me Polin e Veriut që shohim në filma

Babagjyshi dhe dëbora e dendur e kanë shndërruar Laplandin, një qytezë të vogël në Finlandë, në një parajsë të festave të fundvitit, duke bërë që qyteti të jetojë vetëm falë turizmit, edhe pse industria është goditur rëndë nga 2 vite pandemi.

Turistë nga Spanja, Italia dhe Dubai janë mes atyre që zgjedhin Laplandin, si destinacionin e padiskutuar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Babagjyshit i dërgojnë miliona letra, nga fëmijët nga e gjithë bota.

Pushimet në Finlandë në dimër. Laplandi në dimër nuk është vetëm Santa!  Çfarë duhet të bëni në Lapland në dimër

Zyrtarisht, Rovaniemi është qyteti ku jeton Babagjyshi i Vitit të ri, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit, me atraksione që përfshijnë fshatin e tij të lindjes, por edhe udhëtime me slitë në rrethin arktik. Këtë vit, numri i vizitorëve pritet të tejakloje shifrat e para pandemisë.

Lapland 5 A Night in the Igloo - travel potpourri

Deri më tani, edhe pas përhapjes së variantit Omicron, në këtë qytezë, të gjitha hotelet janë plot dhe nuk ka pasur anulime të prenotimeve. Përpara pandemisë, në dhjetor të 2019, drejt qytezës Lapland, udhëtuan 724 avionë “charter”, që ulen në 4 aeroportet në Finlandë, me destinacion final Rovaniemin, destinacionin më të famshëm.

Vizitoni Laplandin - Cfare te vizitosh ?

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *