Ai është një nga artistët shqiptarë që ka krijuar një karrierë të bujshme profesionale. Bëhet fjalë për reperin Noizy, i cili njëherësh gëzon përfitime të shumta në bazë të asaj që ka realizuar ndër vite.
Rigels Rajku duket se i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes, një veturë të tipit ‘Lamborghini’ i cili kap vlerën e afro 300 mijë eurosh. Këtë së fundmi e ka bërë të ditur në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
‘Emri i saj është Alfa’, ka shkruar ai krahas postimit.
Në një tjetër postim, Noizy ka publikuar edhe një bisedë me të atin nga i cili mori mesazhin:
‘Ok ok kujdes dhe e gëzofsh’.
/Priza.al/