FOTO/ ‘Nuk i bën syri tërr’… Si i bëri ‘golin’ policisë dhe gjykatës së Kukësit, Fjolla Morina dhe u martua në arrati.  

Ajo u dënua me 6 vite burg në mungesë pasi u shpëtoi policëve nga arresti i shtëpisë, por këngëtarja rebele Fjolla Morina, tashmë duket se e ka vënë për vijë jetën e saj.

Gjatë ditës së sotme Fjolla është dënuar me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, në një kohë që vajza VIP është shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar, edhe pse ka përshëndetur të gjithë fansat nga “Parajsa” ku ndodhet.

Ky vendim ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale, për vetë faktin se Fjolla theu arrestin shtëpiak dhe u largua për pushime me bashkëshortin e saj Fisnik Syla, me të cilin është edhe martuar pak ditë më parë në arrati.

E ka ‘në terezi’: U dënua me 6 vite burg, Fjolla Morina ‘feston’ në Maldive

Ndërkohë, pas vendimit, Fjolla ka publikuar në rrjet një mesazh të koduar. Këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shihet një luan i përgjakur, teksa nënkupton që ky mesazh është për ata që këngëtarja mendon se po e dëmtojnë.

“Në botën si xhungël ti ose lufton për atë që do, ose ajo merret nga ata që e duan më shumë”,- është shprehur ajo.

Në anën tjetër, Fjolla ka pasur rastin që të shpërndajë edhe një fotografi tjetër, të shkrepur në Maldive. Ajo shihej duke buzëqeshur, ndërsa mori vëmendje të madhe të fansave përmes pozave me bikini.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *