Një dre të gjorë në Kolorado të SHBA-së e ka gjetur “belaja”, por jo sepse në qafë i ngeci një gomë makine… por sepse ra në dorën e dy policëve, të cilët për ta shpëtuar nga një e keqe e vogël, duket se i bënë një më të madhe.
Dy policët e zonës, që ishin informuar në lidhje me drerin nga banorë që frekuentonin parkun, pasi kanë mundur që ta kapin kafshën e gjorë, duke e lidhur me lirarë, me mjetet e tyre prerëse në vend që të sharronin gomën që i kishte ngecur kafshës në qafë, i prenë brirët dhe i nxorën nga qafa gomën “e padëmtuar”.
Por askujt nuk i duhej një gomë autoveture e konsumuar dhe e flakur në një park kombëtar, më tepër se një dre, i cili ishte një krenari për parkun.
Por ja që policët pasi bënë gjithë atë mundim për ta kapur në kurth kafshën shumë energjike, në fund menduan me “trutë e policit” dhe jo me atë të njeriut praktik që nuk duhet të dëmtonte kafshën.
Me anë të një trakori elektrik duket se ata e panë më të “udhës” dhe i ranë për shkurt duke sharruar me gur fresibël jo gomën që mund të pritej më lehtësisht, por brirët madhështor të një dreri 4-vjeçar që ishte në kulmin e tij.
Oficerëve iu desh t’i prisnin brirët për t’i nxjerrë gomën nga qafa dhe fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të dukshëm nga pesha e gomës.
Personat në Colorado Parks dhe Wildlife e kishin parë drerin vetëm katër vjeç e gjysmë teksa shëtiste në mal me një gomë të varur në qafën e tij.
Tre përpjekjet e fundit për ta liruar kafshën nga goma ishin të padobishme, duke bërë që për rreth 2 vite kafsha e egër të endej pyjeve dhe maleve me gomën në qafë.
Por më në fund, duket se kafshës i ishte destinuar një fat më i keq se sa thjesht ngecja e nj gome në qafë, pasi ra në dorën e dy policëve “tru tharë”.
Ata arritën ta kapnin kafshën me peshë 270 kilogramë dhe duke i hequr një siklet nga qafa i hapën një më të madh, duke e lënë tashmë pa partnere dhe pa mundësinë për t’u çiftuar.
Brirët janë të domosdoshëm për drerët gjatë kësaj periudhe të vitit, për ta lejuar atë që të luftojë me kundërshtarët, me qëllim që më pas të gjejë një partnere dhe të çiftëzohet.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/