Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas Demokratike në një prej kafeneve të kryeqytetit.
Ndërkohë që Basha ishte duke folur në takim, në ambientet e jashtme disa nga përkrahësit e Sali Berishës, pjesë të FRPD-së kanë protestuar me megafon dhe duke ngritur pankarta kundër kryetarit Basha.
Ajo që bie në sy mes dhjetëra protestuesve është fakti se një pjesë e tyre kanë qenë në moshë të re, madje dhe disa minorenë. Një ditë më parë, PD zyrtarizoi kërkesën në Kuvend për të larguar nga Grupi i PD, Sali Berishën dhe deputetët që e përkrahin atë.
Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij të Facebook fotot të protestës: “Lul Kimiku pritet me protesta dhe vezë nga ata qe i hodhi gaz dhe helm!”
/Priza.al/