FOTO/ Olsa del sërish bllof? Ish-konkurrenti nxjerr fakte që s’do t’i pëlqejnë aspak produksionit

Aleksandri (Aleks) është një ndër ish-konkurrentët e ‘Për’puthen’, i cili u përjashtua të shtunën së bashku me Bajo Qamon, Hysen Ramajn, Dorian Kukën dhe Artan Shabën. Të gjitha vajzat dhanë dy emra djemsh me të cilët nuk donin të dilnin në takim dhe si rezultat të pestë djemtë e ndërprenë rrugëtimin e tyre në spektaklin e dashurisë.

Mirëpo, Aleks ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku sqaron se nuk ishin vajzat ato që e përjashtuan, por ishte vetë ai që ia kërkoi largimin produksionit të ‘Për’puthen’.

Ai publikoi një bisedë të bërë në WhatsApp me një nga pjesëtarët e stafit të programit, krahas së cilës shkroi:

‘U tha se më eliminuan gocat, por shikoni ditën dhe bëni vetë lidhjen me ditën e programit’.

Në foto rezulton se biseda është bërë në ditën e enjte, ‘Për’puthen Prime’ xhirohet të premten dhe transmetohet të shtunën. Gjatë qëndrimit të tij, Aleks arriti të realizonte një takim me Ritvanën. Ndërkohë, u mundua të fitonte një takim nga Iriada, duke i bërë edhe dhuratë, por ajo nuk e ftoi.

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *