Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, është një ndër më të komentuarat në rrjete sociale. Ajo prej vitesh është bërë pjesë e markës së njohur botërore të veshjeve “Guess”.
Ajo së fundmi ka punuar me brand-in e famshëm në kampanjën e re.
Disa fotografi që janë pjesë e këtij projekti të ri, Oriola i ka ndarë edhe me fansat e saj në llogarinë e Instagram-it.
Kujtojmë se Oriola Marashi është përfshirë në familjen e markës së famshme “Guess” prej pak vitesh. Ajo ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të “Guess” dhe ajo ka zbuluar si ka arriti të nënshkruante një kontratë me të.
Si u bëre pjesë e familjes së ‘Guess’?”, e ka pyetur dikush gjatë një interviste virtuale.
“Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”, ka treguar Oriola.
/Priza.al/