Foto/ Pa mësim nga i ftohti, aktivistët protestë para Ministrisë së Arsimit: Ja ngrohëset 3D

Para ministrisë së Arsimit po zhvillohet një protestë ditën e sotme ku aktivistët po protestojnë për mungesën e ngrohjes në shkolla. Ata kanë marrë me vete ngrohëset e tyre duke ironizuar Ministrinë e Arsimit.

“Ngrohësja 3D e Ministrisë” shkruhet në pankartë, ndërsa në fjalën e tyre, ata kërkuan që të merren masa për të garantuar zhvillimin e mësimit në të gjithë shkollat e vendit. 

“Ministrja po bën meteorologen dhe s’po bën asgjë tjetër. Nuk do të jetë ftohtë vetëm këto ditë. Askush nuk mund të surprizohet që në muajt janar dhe shkurt bën ftohtë. Mësimxënia e fëmijëve dëmtohet, e ky mision kthehet i pamundur, në mjerim. Ju e keni parë që asnjë mësues nuk thotë dot kam ftohtë.-u shpreh Migen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare. 

Kujtojmë që ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin për disa ditë për shkak të motit të ftohtë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *