FOTO/ Pa rrjete sociale prej orësh, ‘plasin’ meme-t në Twitter për Mark Zuckerberg

Rreth 3 miliardë përdorues aktivë po ankohen për bllokimin e komunikimit pasi përdorin rrjetet sociale për të shkëmbyer mesazhe nga më të ndryshmet me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Tëitter vazhdon punën dhe nuk ka asnjë problem.

Përdoruesit e kanë shfrytëzuar duke përdorur imazhin e kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, të shoqëruar me thënie apo me imazhe të tjera për ta kthyer në “meme”.

Në një fotografi që po bën xhiron e rrjetit, Zuckerberg shfaqet si elektricist, ndërsa në një tjetër i duken vetëm këmbët sepse është i rrethuar nga telat.

Sipas faqes së njohur DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 dhe po ndikojnë tek të gjithë përdoruesit globalisht. Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Andy Stone një zëdhënës i Facebook, në një status në Twitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke u punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.

Faqja zyrtare e Instagramit dhe e WhatsApp-it gjithashtu kanë reaguar në Twitter duke i bërë thirrjeve përdoruesve të bëjnë durim.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *