Pas shumë tentativash u bë mundur që civilët që ndodheshin në uzinën e çelikut në Mariupol të evakuoheshin, por qindra ushtarë ndodhen brenda uzinës, disa prej tyre të plagosur.
Nexta ka publikuar disa pamje që tregojnë kushtet në të cilat po mbijetojnë ushtarët ukrainas.
Gjatë pamjeve shihen ushtarët të cilët po gatuajnë ushqim me një llampë me alkol, ndërsa në një tjetër duket një ushtar pranë disa pajisjeve në dukje ushtarake.
Ndërkohë forcat ruse vijojnë të bombardojnë uzinën.