Foto/ Pamje trishtuese, tornadoja në SHBA i merr jetën më shumë se 50 personave

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit ka paralajmëruar se më shumë se 50 persona mund të kenë vdekur si pasojë e tornadove që kanë goditur zonën ditët e fundit dhe numri mund të arrijë deri në 100

Andy Beshear tha se shifra mund të dyfishohet në orët e ditët në vazhdim, për shkak të atyre që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike prodhimi qirinjsh në qytetin Mayfield. Të paktën pesë njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kaos në shtetet e tjera të SHBA, duke përfshirë një në një magazinë të Amazon në Illinois.

Guvernatori Beshear ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki. Më shumë se 100 njerëz ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornado goditi, tha ai.

Policia tha se tornado shkaktoi “dëme të konsiderueshme” në të gjithë pjesët perëndimore të shtetit. Një tren doli nga shinat gjatë erërave ekstreme në Hopkins County, thanë autoritetet.

Ai gjithashtu përshkroi se si dy fëmijë u raportuan të zhdukur gjatë një tornadoje, por më pas u gjetën në një vaskë që ishte nxjerrë jashtë nga forca e erës.

Magazina e Amazon në Edëardsville në Illinois jugor u dëmtua gjatë një tornado të premten mbrëma, thanë autoritetet. Nuk është ende e qartë se sa njerëz u lënduan nga shembja e çatisë, por shërbimet lokale të urgjencës e kanë quajtur atë një “incident me viktima masive” në Facebook.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *