Një vrasje u parandalua dje në Tiranë, e ndërsa heroi i kësaj ngjarje është i riu Shkëlzen Tafa. Efektivi i ‘Shqiponjave’, Shkëlzen Tafa, ndërhyri me shpejtësi për të arrestuar autorin e ngjarjes në zonën e Yzberishtit.
(Në foto Shkëlzen Tafa)
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në bulevardin “Migjeni”, pas një sherri fizik mes dy burrave. 39-vjeçari Taulant Mekollari, ka hipur në makinën e tij dhe ka tentuar të godasë shtetasin me inicialet G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë. Mekollarit i janë vënë prangat.
39-vjeçari i arrestuar rezulton se është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai në vitin 2018 mësohet se u kap me drogë dhe me armë. 39-vjeçari Taulant Mekollari, në atë kohë 26 vjeç, është ndaluar nga policia e Çorovodës për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ai është kapur i fshehur në një banesë në Tiranë, tek të afërmit e tij gjatë operacionit “Kushëriri”.