FOTO/ Parlamenti e shkarkoi, por Presidenti Meta viziton monumentet historike të trevës së Krajës

Presidenti Ilir Meta, po vijon edhe këto ditë të nxehta qershori aktivitetin e tij presidencial dhe shëtitës, pavarësisht vendimit që mori për shkarkimin e tij parlamenti dhe maxhoranca socialiste.

Meta ka shfrytëzuar këtë të diel për të vizituar disa monumente kulturore dhe historike të trevës së Krajës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se, ka vizituar dhe Kishën e Gjon Buzukut, në shoqërinë e arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjurajt.

foto galeri

“Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut.

Mirënjohje arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjuraj, i cili më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e palodhur për promovimin e traditave të shquara të zonës”,- shkruan Meta.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *