Pasi mori Selinë dhe vulën e Partisë Demokratike, tanimë Grupi i Rithemelimit ka marrë në zotërim edhe grupin e medias në “Whatsapp” .
Nga grupi me gazetarët janë hequr nga zëdhënësja Silvi Bardhi një sërë emrash përfshirë, këshilltaren Desada Metaj dhe zëdhënësin Patrik Sadikaj.
Nuk ka mbetur pa ndryshuar edhe logoja, duke vendosur të vjetrën të rikthyer nga “Rithemelimi”.
Kujtojmë se në selinë blu nuk ka pasur asnjë zhvillim politik së fundmi, ndërkohë që po punohet për të hequr blindat e vendosur për shkak të protestës së 8 janarit. Ngjarjet në PD morën një tjetër rrjedhë, pasi Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit.