Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.
Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë punonjësit e OST, të cilët po përpiqen të izolojnë flakët që mos të prekin linjën elektrike. Gjithashtu janë lajmëruar dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit i cili favorizohet nga erërat dhe temperature e lartë.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa në vendngjarje janë nisur dhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.
/Priza.al/