FOTO/ Përgatitje për luftë? SHBA nis forcimin e kufijve të Ukrainës, por Rusia po dislokon trupa në këtë vend…  

Bisedimet mes Moskën dhe Washingtonit u vendosën të mbahen në janar, por tensionet ende nuk janë fashitur dhe trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë kërcënuese në kufirin me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër kanë vendosur të financojnë projekte ku përfshihet vendosja e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllimin të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.

May be an image of jeep and nature

 

Kievi e akuzon Moskën se, grumbullimi i trupave të saj ka vetëm një synim, e ai është të përgatiten për një ofensivë ndaj Ukrainës.

Rusia mohon të ketë planifikuar ndonjë sulm dhe akuzon Kievin dhe Washingtonin, për sjellje destabilizuese.

May be an image of outdoors

Ajo këmbëngul nga ana tjetër që të marrë nga perëndimi “garanci” se, NATO-ja nuk do të zgjerohet në lindje. Sipas Shërbimit Kufitar ukrainas, projektet e financuara nga SHBA-të kapin një vlerë prej 20 milionë dollarësh.

Ato parashikojnë blerjen e sistemeve të regjistrimit dhe dronë, por edhe pajisje të tjera mbrojtëse për rojet kufitare.

May be an image of 2 people, people standing and outdoors

Ukraina, që aspiron që një ditë t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike, ka përfituar një sërë donacionesh nga SHBA-të që prej vitit 2018, përfshirë municion dhe raketa të tipit “Javelin”, lëvizje këto që kanë acaruar Moskën.

Ndërkohë, Rusia dhe Bjellorusia kanë në plan të mbajnë një stërvitje të re ushtarake të përbashkët në shkurt ose mars 2022.

May be an image of 2 people and outdoors

Kjo u njoftua sot nga presidenti rus Vladimir Putin, në fillim të takimit të tij me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në Shën Petersburg.

“Ne do të kryejmë stërvitjet dhe ushtria do të bjerë dakord, që në mars ose shkurt, nuk e di se kur do të vendosin…”, tha presidenti rus, duke komentuar kërkesën e Lukashenkos, që të dy vendet të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

May be an image of 1 person and road

Stërvitjet e planifikuara në tokën bjelloruse, vijnë në mes të tensioneve të paprecedentë Lindje-Perëndim, me Rusinë që kërkon që NATO të premtojë se, nuk do ta pranojë Ukrainën në kufijtë e saj, e cila kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë.

May be an image of 1 person and outdoors

May be an image of outdoors

May be an image of aircraft and outdoors

May be an image of helicopter and outdoors

May be an image of 1 person, helicopter and outdoors

May be an image of 4 people, aircraft and outdoors

May be an image of helicopter and outdoors

May be an image of outdoors

May be an image of 3 people and outdoors

May be an image of nature

May be an image of outdoors

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *