Dy motora janë përplasur ditën e sotme te rruga ‘Papa Gjon Pali II’, përballë Radio Televizionit Shqiptar.
Nga fotot ekskluzive të dërguara në redaksinë e ‘Priza.al’, vërehet se një nga drejtuesit e mjetit qëndron i shtrirë në tokë, teksa ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke i dhënë ndihmën e shpejtë. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
/Priza.al/