Pjesë e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë rezulton të ketë qenë edhe Atdheu i Për’puthen.
Nga informacionet e marra mësohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri, ai i cili duke dalë nga parkimi ka përplasur automjetin tip ‘Audi’ të ish-konkurrentit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Atdheu ka reaguar së fundmi me një postim në InstaStory:
“Familjarë, miq dhe dashamirë, në pamundësi që të ju kthej të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makinë, faleminderit shumë nga ana juaj. Zoti ju rujt”, shkruan Atdheu në postimin e tij.
/Priza.al/