Emisjoni rinor “Përputhen” është kthyer sërish në skenë skandalesh dhe sherri, që kanë lindur si pasojë e xhelozive mes konkurentëve në garë.
Antonela është nevrikosur nga sjellja e Atdheut gjatë takimit me Sarën, ku nuk munguan as puthjet e zjarrta. Shkodrania ‘rebele’ është ngritur për ta qëlluar me shuplakë në studio, pasi është ndjerë e fyer nga intimiteti i atij që ajo e pretendon për partner.
Ajo i bëri të qartë Atdheut se këto gjëra nuk i bën dot me të dhe më pas e goditi me këpucë, duke i thënë se është “i pafytyrë”.
Debati
Antonela: Këto gjëra nuk mi bën mua, t’i fusësh gishtat në gojë të tjerëve.
Atdheu: Çfarë ishte kjo?
Antonela: Kështu jam unë, e dhunshme, e dashur. Kur nuk më respekton, kështu jam.
Atdheu: Këtë ta lejova, se nuk më ka prekur njeri me dorë mua. Je me fat.
Ndërkohë Atdheu duket se ra pre e provokimeve të Sarës gjatë takimit që pati me të. Teksa po konsumonin verë, ai mori gotën e Sarës dhe po kërkonte buzët e saj.
Ndërsa gjatë bisedës, Sara i përmendi telefonin e kthyer mbrapsht dhe po talleshin për mesazhet që i vijnë. Sara duket se e thumboi për rastin që pati me Antonelën, kur ajo u largua nga takimi pasi pa mesazhin “më mungon” në telefonin e tij, për të cilin Atdheu u justifikua se është nëna.
Por thumbat e Sarës, Atdheu i mori me sportivitet dhe duke qeshur e më pas i dhuroi një puthje në qafë, në zonën ku ka tatuazh shqiponjën duke i thënë “Do ta puth pak shqiponjën”.
Sara: Pse e kthen telefonin mbrapsht?
Atdheu: Jam i përqendruar tek ty.
Sara: Çfarë thotë mami? E ka marrë malli prapë? Çfarë thotë tani, që të do shumë?
Sara: Të ka marrë malli për puthjen e parë?
Atdheu: Tani më vure në siklet. Po. Do e kishe bërë prapë puthjen me mua?
Sara: Po do e kisha bërë.
Atdheu: E ke ndjerë apo e ke bërë show?
Sara: Ti kur më puthe e pe që e bëra për show? Ti bukurosh, unë bukuroshe, përse të mos e bënim.
/Burimi: TCH/