FOTO/ Plasi ‘bombën’ me Berishën në Tiranë dhe iku… Ambasadorja Kim kapet ‘mat’ duke u relaksuar në resortin luksoz të Jugut

Ditët e nxehta gushtit në Tiranë me vapën përvëluese dhe me tokën që zien nga nxehtësia nuk i duron dot askush, për më tepër ata që e kanë mundësinë për të pushuar buzë detit.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila pas një takimi “të jashtëzakonshëm” në selinë e PD-së, me kryedemokratin Basha në fillim të javës dhe pas një editoriali të fuqishëm në gazetën “Panorama”, duket se ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë për pushimet e saj.

Këtë gjë e ka konfirmuar sot “Priza.al”, e cila ka arritur të sigurojë këto foto ekskluzive nga bashkëpunëtorët e saj, ku diplomatja amerikane është kapur “mat” sot në Palasë.

No description available.

 

Ambasadorja Kim duket se ka zgjedhur të qëndrojë larg zhurmës dhe debateve politike të Tiranës, që nuk e kanë lënë pa etiketuar, dhe ka zgjedhur një prej resorteve më të mirë dhe më luksoz të Shqipërisë për disa ditë relaks.

Ajo është fotografuar sot në ambientet e një restoranti në Palasë, ku me një miken e saj në tavolinë, siç shihet edhe nga pamjet, po konsumonte një kafe por me gjasë edhe një cigare.

No description available.

Me shapka rozë, me fustan plazhi të bardhë dhe me syze të mëdha të errëta, ambasadorja Kim ka zgjedhur të “maskojë” pamjen e saj të “gruas së hekurt” dhe përfaqësueses së shtetit më të fuqishëm në botë.

Pavarësisht se kjo mund të duket një “çudi”, kushdo ka nevojë për disa ditë pushime, madje edhe personazhet publike, ndaj edhe ambasadorja Kim, nuk mund të përjashtohet nga ky privilegj.

Kujtojmë se edhe verën e kaluar ambasadorja amerikane Kim, zgjodhi pikërisht Palasën dhe Rivierën e Jugut për disa ditë pushime. Me sa duket, diplomatja amerikane ja ka ndjerë lezetin brigjeve shqiptare të jugut që lakmohen na mijëra turistë nga e gjithë bota.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *