Njerëz të zhveshur në Rusi janë larë në liqenin e akullt me temperaturat që shënojnë -60 gradë celsius.
“Duke u larë në ujërat e akullta të Oymyakon, vendi më i ftohtë i banuar në botë”,- thuhet krahas videove të postuara në rrjete sociale.
Ata hidhen njëri pas tjetrit në ujin e akullt dhe qëndrojnë për disa sekonda, para se të dalin jashtë.
Ky nuk është një “demonstrim force” apo çmendurie, por një ritual që bëhet çdo vit në këtë rajon tepër të ftohtë të Rusisë.
/Priza.al/