Sot industria e prodhimit të automjeteve ka ecur me hapa vigane dhe paralel me përmirësimin e teknologjive po zëvendësohen edhe motorët, ku nga ata “diesel” ose me benzinë, po shkohet drejt modeleve hibride dhe elektrike.
Por sidoqoftë, automjetet e vetive të shkuara janë gjithmonë e më të kërkuara dhe çmimet e tyre kanë vijuar të rriten.
E tillë është edhe kjo autoveturë amerikane e vitit 1967, e njohur si “Pontiac Catalina”, që më tepër se sa një automobil, është një vepër arti mbi 4 rrota.
Kjo makinë, e rrallë për llojin e saj, tashmë konsiderohet si një suvenir dhe mbahet vetëm nga koleksionistë të automobilave dhe pasanikë që i kanë ruajtur këto modele.
“Pontiac Catalina-n” e gjejmë në disa versione, si me dy dhe katër dyer, cabriolet, stationvagone, apo edhe version me karroceri “pickup”.
Duke parë këto foto, mund të themi me plotë gojë se makinat e viteve ’60, ’70, ’80, janë automjete që kanë bërë epokë por dhe kanë një elegancë dhe finesë të paparë.
/Priza.al/