FOTO/ Protagonistja e ‘Love Story 2’, jo e panjohur për publikun…  

Mbrëmjen e djeshme ka filluar sezoni i dytë i emisionit “Love Story 2” në “TV Klan”.

“Love Story” nis me një ndryshim të madh nga ai i sezonit të parë, ku në fron do të jenë të ulur 2 djem dhe 2 vajza.

Ajo çfarë na bëri përshtypje gjatë emisionit të mbrëmshëm është pjesëmarrja e njërës nga protagonistet e spektaklit “Love Story”, Dea Vieri, të cilën e kemi parë në një nga pjesët e serialit “H.O.T”, ku shfaqet në rolin e grimieres së Xhenit.

Dea theksoi se, ka hyrë për të gjetur dashurinë mes djemve që do të jenë konkurrent.

Jeta ime ngjason me një ëndërr të bukur, gjithmonë kam dashur që të fluturoj lartë te prek qiellin dhe besoj se ia kam arritur. Prej disa vitesh kam punuar si stjuardesë, por duke qenë në ndjekje të kësaj ëndrre kam harruar që të harruar që të gjej gjysmën time më të mirë. Djali i ëndrrave të mia? Dikush që thyen monotoninë dhe i bashkohet ritmit të jetës sime. Ky është momenti që të filloj një udhëtim të ri, të fluturoj drejt një aventure te re Love Story”,- është shprehur Dea.

Dje u prezantua si një nga protagonistet e 'Love Story 2', ku e kemi parë më parë bukuroshen? – iconstyle.al

Në hyrje të programit, Alketa thumboi në mënyrë të hapur emisionin më të ndjekur aktualisht “Për’puthen”, duke u shprehur se “Love Story 2”, do të jetë një program pa skenar dhe që dashuria e konkurrentëve do të rrjedhë natyrshëm.

Me këtë prezantuesja ka pasur parasysh ndodhitë e fundit në emisionin “Për’puthen” në “TCH”, siç dihet tashmë nga mbarë publiku, që janë skenarët e famshme të autores Olsa Muhameti.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *