Kur janë jashtë vendit, dhe sidomos kur u ecin punët “vaj” shqiptarët gjithmonë kërkojnë të bien në sy.
Kjo gjë ndodh edhe me automjetet e shumë shqiptarëve jashtë vendit, ku pak për patriotizëm dhe pak për snobizëm, ata kanë gjithmonë veçantira.
Kjo ndodh edhe me automjetet e shumë shqiptarëve në SHBA, të cilët edhe automjetet e tyre i mbajnë me targa shqiptare të personalizuara.
Ajo çfarë bie në sy shpesh herë tek makinat luksoze të shqiptarëve, janë mbishkrimet që ata bëjnë tek targat e tyre.
“Kosova”, “Bac u kry”, dhe “Drenica”, janë vetëm disa prej tabelave që mund të hasni në rrugët e SHBA-ve. Shumë nga ata e bëjnë këtë për të mos harruar vendlindjen, por nuk përjashtohet as mundësia kur shumë e bëjnë për të rënë në sy.
/Priza.al/